13:37 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ditë më ndryshe për Dua Lipën (Foto)

Jemi mësuar ta shohim me imazhe të ndryshme nga koncerte, evente e fotosesione.

Por kësaj radhe Dua Lipa vjen krejt ndryshe.

Këngëtarja kosovare me famë botërore e veshur sportive, ka dalur ta shijojë perëndimin e diellit në Arizona, imazhe këto që i ka ndarë ajo me ndjekësit e saj ne rrjete sociale.

Ndryshe më 12 gusht Dua do të performojë në Prishtinë në kuadër të festivalit Sunny Hill.

Kjo është hera e dytë pas vitit 2016 që ajo vjen me koncert në vendlindjen e saj./Indeksonline/