08:24 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ditë më të mira po vijnë për Albian Ajetin

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti në afatin kalimtar të verës u transferua nga Baseli te skuadra angleze West Ham United.

9 milionë euro ishte shuma që ekipi londinez pagoi për ta bërë Ajetin njërin ndër sulmuesit më të shtrenjtë shqiptarë në botë.

Megjithatë ai po vuan për minutazhë, dhe deri tani ka luajtur në total vetëm 20 minuta në Premier Ligë.

Por mediumet angleze shkruajnë se Ajeti shumë shpejtë pritet të jetë startues në formacion, pasi që trajneri Manuel Pelegrini po mendon të luaj me dy sulmues, Sebastien Haller – Albian Ajeti.

Tifozët e West Hamit janë shumë të interesuar për të parë se çka mund të ofroj sulmuesi shqiptar. /Indeksonline/