08:58 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ditë vendimtare për Maurizio Sarrin

Sonte zhvillohet ndeshja e 1/8 e FA Cup në mes të Chelseas dhe Manchester United.

Maurizio Sarri e ka ndeshjen vendimtare dhe çdo rezultat negativ do të thotë shkarkim për të, shkruan Indeksonline.

Pas humbjes së thellë 6-0 kundër Cityt, pozicioni i italianit është luhatur shumë.

Kualifikimi në çerekfinale do t’i zgjaste pak qëndrimin trajnerit. /IndeksOnline/