09:03 / E Mërkurë, 31 Janar 2024 / L K

Ditëlindja e parë për djaloshin që u lind në javën e 27-të të shtatëzanisë

Leovani Vera ka lindur në javën e 27-të të shtatzënisë. Ai peshonte më pak se një kilogram dhe ishte i madh sa një kanaçe lëngu.

Unaza e martesës së babait të tij i përshtatej si byzylyk dhe ai kaloi tre muaj në spital duke mësuar të merrte frymë vetë. Djali tani peshon 6.5 kilogramë.

Nëna e tij, Isabel, e lindi atë para kohe për shkak të preeklampsisë, e cila prek dy deri në tetë për qind të grave shtatzëna në mbarë botën.

Kjo gjendje karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut dhe prania e proteinave në urinë ./Indeksonline/

@growingleoathome Leo is officially 1! He made it! Proud of him always! 🥳🥳🥳🥳#micropreemieathome #nicugraduate #micropreemiesoftiktok #micropreemiestrong #lifeafternicu #microbaby #micropreemiemama #bebeprematuro #preemiesoftiktok ♬ You're Still The One – Eddie Tom