19:06 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Ditëlindja super luksoze e Morna Tarakut, modelen e “mbulojnë” me dhurata të shtrejnta

Modelja dhe këngëtarja Morena Taraku, sot ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të.

Me këtë rast nuk kanë munguar urimet e shumta, si nga familja, shoqëria, kolegët e fansat.

Mirëpo nuk kanë pasur se si të mungojnë edhe dhuratat e ndryshme e që bazuar në disa postime që i ka bërë në llogarinë e saj në Instagram, shihet se janë të shtrenjta.

Morena këtë ditëlindje po e feston e rrethuar me njerëz të dashur ndërsa në anën tjetër jeta e saj private është në fokus të veçantë.