20:39 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / AR

Ditën e Bajramit prizrenasit i vidhen 900 kg mjaltë, dëmi afër 11 mijë euro

Policia e Kosovës sot në raportin 24 orësh kishte njoftuar se një qytetari nga Prizreni i janë vjedhur 900 kg mjaltë.

Bletari Behar Spahiu tha se mjalta iu vodh ditën e Kurban Bajramit, përkundër që vendi ishte i mbrojtur me telin që e kishte rrethuar.

Ai u shpreh se dëmi i shkaktuar kap vlerën e 11 mijë eurove, shkruan Indeksonline.

Kanë ardh me gërshërë të metaleve, kanë këput këtu, i kanë mënjanu edhe trupin e çelësit e kanë gju atje. 16 herë i kam denoncu, brenda 4,5 viteve mbi 20 herë më kanë vjedhur. Më kanë dëmtu me mijëra euro, nuk kam marrë kurrëfarë përgjigje prej Policisë“, tha ai për Klan Kosovën.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, bletari Spahiu po planifikon t’i tërheq bletët dhe të mos merret fare më me to.