09:06 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / C E

Ditët e fundit të merkatos, Manchesteri në garë për tre super futbollistë

Ndërsa lojtarët e Manchester United përgatiten për ndeshjen e Kupës Carabao kundër Brighton & Hove Albion, shumë tifozë po shpresojnë gjithashtu do të ndodhin disa zhvillime pozitive në frontin e transferimeve.

Djajtë e Kuq nuk e kanë përjashtuar lëvizjen për Ousmane Dembele gjatë kësaj merkato nëse nuk arrijnë të marrin Jadon Sancho.

Sulmuesi francez ka qenë i lidhur me United në të kaluarën dhe është përmendur këtë verë si një objektiv i mundshëm pasi klubi kërkon të shtojë një lojtar në skuadër.

Sipas Sky Sports, United është në bisedime me Barcelonën për një lëvizje për Dembele, si huazim me opsionin për ta blerë në fund të sezonit.

Manchester United ka hapur diskutime edhe me futbollistin e lirë, Edinson Cavani ndërsa ata vazhdojnë të kërkojnë përforcime sulmuese.

Sulmuesi uruguajan ka qenë pa një klub që nga largimi nga Paris Saint-Germain gjatë verës.

Dhe tani “Mail” po raporton se United ka filluar diskutime për të sjellë Cavanin në Old.

Ndërsa Cavani është një lloj lojtari tjetër, ai do të mbërrinte me statistika të lakmueshme dhe përvojën e Ligës së Kampionëve ndërsa United përgatiti një kthim në garën më të madhe të Evropës.

United gjithashtu i është ofruar sulmuesi i Real Madridit Luka Jovic në huazim për sezonin, pasi sulmuesi serb u bashkua me klubin spanjoll nga Eintracht Frankfurt. /IndeksOnline/