08:53 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

‘Diva’ e muzikës Beyonce, ende në formën më të mirë

Këngëtarja me famë botërore Beyonce Giselle Knowles, apo siq njihet për publikun me emrin artistik ‘Beyonce’, është një nga ‘divat’ në skenën muzikore botërore.

Ajo tash e më shumë se 20 vite, sjellë këngë të bukura për publikun gjithandej nëpër botë, shkruan Indeksonline.

Në bazë të karrierës së saj muzikore, ajo ka bërë për vete miliona fansa që e ndjekin atë hap pas hapi.

38-vjeçarja gjithashtu është gruaja e reperit të njohur Jay-Z, me të cilin janë të martuar nga viti 2008 dhe kanë 3 fëmijë.

Ajo ende gëzon një formë tejet të mirë trupore, e që nuk heziton të ekspozohet herë pas here nëpër rrjetet sociale.

Njejtë ka bërë edhe së fundmi, ku me paraqitjen e saj ka dëshmuar se vazhdon të mbetet ndër këngëtaret më ‘hot’ në industrinë e muzikës. /Indeksonline/