08:44 / E Martë, 21 Mars 2023 / AR

“Divorcohen” Tottenham-Conte, mungon vetëm zyrtarizimi

Aventura e Antonio Contes në krye të pankinës së Tottenham ka marrë fund.

Sipas raportimeve të medieve italiane palët kanë vendosur ndarjen, e cila pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

Pas “shpërthimit” të trajnerit të shtunën e kaluar për barazimin ndaj Southampton, me Conten që akuzoi lojtarët për mungesën e rezultatet, “divorci” u përshpejtua, me pronarin Levy që kërkoi largimin e teknikut italian.

Trajneri, kontrata e të cilit skadoi më 30 qershor, kishte shprehur tashmë vullnetin për të mos rinovuar me “Spurs” dhe kështu drejtuesit londinez vendosën që ta mbyllin më herët këtë çështje.

Levy ndoshta e ka kuptuar se përçarja trajner-skuadër ishte e pariparueshme dhe ka vendosur të nxitojë për të luftuar për vendin e katërt në renditjen e Premier League, vendi i fundit i vlefshëm për kualifikimin në Champions League.

Conte, pasi i dha dy ditë pushim skuadrës, u kthye në Itali për t’u bashkuar me familjen e tij dhe në këtë pikë ai do të kthehet në Londër vetëm për të zbrazur dollapin dhe për t’i thënë lamtumirë lojtarëve dhe punonjësve të Tottenham.