10:00 / E Martë, 18 Korrik 2023 / LB

Divorcohet çifti i famshëm, ishin bashkë që 7 vite

Çifti i famshëm, Sofia Vergara dhe Joe Manganiello kanë njoftuar se po i japin fund martesës së tyre.

Ata lëshuan një deklaratë të përbashkët të hënën, duke i thënë Page Six: “Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa kalojmë në fazë të re të jetës sonë”.

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello së bashku

Dy aktorët u bënë bashkë në vitin 2014 dhe u martuan në vitin 2015, por nuk kanë fëmijë së bashku. Kujtojmë që Sofia ka një djalë nga një lidhje e mëparshme. 

Ata janë konsideruar shpesh si një nga çiftet më të mëdhenj të Hollivudit./Indeksonline/

Foto të nxehta të Sofia Vergara nga Italia