11:12 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Disenjatori kosovar, Festim Isufi vesh Tygan për “Bazaar Magazine”

Reperi i njohur me famë botërore, Tyga, është veshur për “Bazaar Magazine”-n, nga disenjatori kosovar, Festim Isufi.

Reperi së fundi u shfaq në kopertinën e një magazine, shkruan Indeksonline.

Xhaketën e Tygas ia kishtë bërë Festimi.

Aty flitet për jetën e Tyganit, i cili ka një nënë vietnameze dhe një baba xhamajikan.

Më tej thuhet se reperi e filloi karrierën e tij në SHBA në vitin 2007, kur ishte 18 vjeç.

Tyga ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenjë si Justin Bieber, Chris Brown, Lil Wayne, Drake, Nicki Minaj.

Kujtojmë se me disenje të Festimit janë veshur persona të njohur në vend, por edhe jashtë vendit.

Siç është rasti me Corinna Kopfin, blogger, youtuber dhe influencer e famshme e cila e veshi fustanin e tij në “Streamy Awards”, në Los Angelos./Indeksonline/