20:28 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Djajtë e Kuq” mposhtin Arsenalin në shtëpi [Video]

Manchester United ka mposhtur në Emirates Stadium Arsenalin me rezultat 1-3.

Mysafirët startuan furishëm duke shënuar dy gola për 10 minuta. Së pari Valencia në minutën e 4, pastaj Lingard në minutën e 11-të.

Arsenal pas shumë rasteve ngushtoi epërsinë me fillim të pjesës së dytë, ku realizoi Lacazette.

Atëherë kur pritje më së shumti që Arsenal të barazoi rezultatin, United përsëri me anë të Lingard për rezultatin final 1-3.

Vlen të theksohet “Djajtë e Kuq” nga minuta e 74 ishin me një lojtar më pak në fushë, pasiqë Pogba u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Bellerin. /IndeksOnline/