Kompletohen çerekfinalet e Kupës së Botës
Argjentina e Zvicra janë dy kombëtaret e fundit të cilat kanë siguruar biletën për çerekfinalen e Kupës së Botës 2026.
Tashmë janë kompletuar edhe përballjet çerekfinaliste të këtij botërori, ku na presin ndeshje spektakolare, shkruan IndeksOnline.
Të ejten nga ora 22:00, Franca do të luaj ndaj Marokos.
Të premten është koha për ndeshjen Spanjë – Belgjikë, e cila nis nga ora 21:00.
Të shtunen, Norvegjia përballet me Anglinë nga ora 23:00, ndërsa ndeshja Argjentina – Zvicra pas mesnate nga ora 03:00./IndeksOnline/


