20:50 / E Shtunë, 22 Gusht 2020 / indeksADMonline

Djali i presidentit fotografon Thaçin në Malet e Sharrit

Endrit Thaçi, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, sot ka postuar një fotografi të babit në natyrë.

Ata të dy kaluan ditën e shtunë në Malet e Sharrit.

Endriti shpërndau një fotografi të presidentit Thaçit duke i shijuar bukuritë mahnitëse të Maleve të SHarrit.

E pa dyshim, që sot ka qenë një ditë fantastike për ecje në natyrë me njerëzit e dashurit, sikur Endriti me babain./IndeksOnline/