18:47 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Djali i Agim Binakut kujton dy legjendat e sportit

Dita e sotme është ditë zie për gjithë trojet shqiptare, pasi legjenda e futbollist Fadil Vokrri ndërroi jetë, shkruan Gazeta Blic.

Vokrri vdiq pas një sulmi në zemër të cilin nuk e përballoi dot.

Reagimet ishin të shumta nga krerët e shtetit, sportdashësit e figura tjera publike shqiptare. E reagimi ka ardhur edhe nga muzikanti i njohur, njëherit djali i të ndjerit, Agim Binaku, Milot i cili ka publikuar një fotografi të babait dhe të Fadil Vokrrit në Instagram.

 “Pusho i qetë axha Fadil” ka shkruar ai në fotografinë e publikuar.