18:22 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Limaj ngushëllon familjen Binaku

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Agim Binaku.

Limaj përmes një postimi e ka vlerësuar si humbje të madhe vdekjen e Binakut.

“I dhimbshëm lajmi për vdekjen e Agim Binakut. Kosova mbeti pa një nga gazetarët më të mirë të sportit në Kosovë. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë atyre që njohën Agimin”, ka shkruar ndër të tjera Limaj./Indeksonline/