15:56 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Djali i Arben Xheladinit antarësohet në Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i Degës së LVV-së në Prishtinë, Arben Vitia sot takoi djalin e aktivistit të ndjerë të VV-së, Arben Xheladini, Olti Xheladini.

Olti Xheladini, 17 vjeçar, është antarësuar në LVV sot, transmeton Indeksonline.

Arben Xheladini vdiq në protestën e LVV-së me 10 shkurt të 2007-ës.

Postimi i plotë i LVV – Dega në Prishtinë:

Në zyrën e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, Kryetari i Qendrës Arben Vitia mirëpriti anëtarësimin e aktivistit të ri Olti Xheladini.

Olti ka qenë pranë Lëvizjes që në vegjëli. Nuk gjendet dot një tjetër aktivist që është rritë me mendimin dhe me sytë nga Lëvizja, e cila sikur rritej bashkë me të.

Me Oltin na lidhë 10 Shkurti. Sa herë kujtojmë rrugëtimin e Lëvizjes pashmangshëm e përherë kujtojmë 10 Shkurtin 2007.

Një ngjarje përcaktuese e cila u bë gurthemel për organizatën për të mos u lëkundur kurrë, që të mos zmbrapsej asnjëherë.

Olti është djali i Arben Xheladinit, dëshmorit që ra për vetëvendosje. Rënia e Arbenit ngriti dhe forcoi bindjen se rruga jonë është e drejtë dhe e domosdoshme.

Olti është 17 vjeç dhe vijon mësimet në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Ardhja e Oltit rritë energjinë e vullnetin për më shumë punë e angazhim.

Drejt fitores vendimtare. Krejt bashkë.