23:55 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / MSH

Djali i dëshmorit nga Smira shpalli fejesën tek vendi i rënies së babait të tij

Granit Salihu, djali i dëshmorit të UÇK-së, Skender Salihu ka shpallur fejesen tek vendi i rënies së babait të tij, transmeton Plus TV.

Ai përmes një statusi në rrjetet sociale i ka dedikuar fjalë prekëse babait të tij dëshmor, i cili kishte rënë heroikisht gjatë luftës së vitit 1999.

“Bab tash po i shkruj do fjal per ty: N’andrra e lypi prezencën tone e kurrë nuk e gjej, i shoh fotografitë se tutna e harroj ftyrën tane.