Djali i Donald Trump arrin në Banja Llukë, sigurohet qyteti edhe me mjete të blinduara
Donald Trump Jr. , djali më i madh i presidentit të SHBA-së, mbërriti në Banja Luka të martën për të folur me sipërmarrës dhe politikanë.
Vizita e tij në qytet u shënua si një vizitë pune, por autoritetet në Republikën Srpska po përpiqen ta interpretojnë atë si provë të marrëdhënieve gjithnjë e më të mira me administratën aktuale amerikane.

Me masa të gjera sigurie, Trump Jr. mbërriti në Banja Luka me aeroplan privat direkt nga SHBA-ja në pasdite dhe më pas shkoi në qendër të qytetit për të mbajtur një fjalim para të ftuarve të zgjedhur, siç u shpjegua, rreth mundësive të bashkëpunimit ekonomik dhe ndryshimeve gjeopolitike në botë.

Për këtë rast, qendra e Banja Lukës u bllokua plotësisht, dhe përveç një numri të madh policësh nga MUP-i i entitetit, për siguri u angazhuan edhe automjete të rënda të blinduara./Indeksonline/


