17:06 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

Djali i Donald Trump infektohet me koronavirus: “Kam Netflixin dhe disa armë për t’i pastruar në karantinë”

Donald Trump Junior, djal i ish-presidentit të ShBA-ve, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një prononcim për TMZ, ai ka thënë se nuk ka simptoma dhe se testin e bëri pasi ishte duke shkuar diku në udhëtim, transmeton Indeksonline.

“Unë e mora coronën. Ndoshta ishte positive false por ndoshta jo. Do të bëj edhe disa teste derisa të rezultoj negative përsëri”, u shprehë ai.

Ai tha se është në karantinë, por është i lumtur që aty ku po qëndron e ka Netflixin dhe disa armë për t’i pastruar.

Donald Trump Junior është një gjuetar i pasionuar./Indeksonline/