11:32 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Djali i Fadil Vokrrit punësohet në FFK

Gramoz Vokrri, djali i ish-presidentit të ndjerë Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është punësuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, raporton Insporti.

Gramoz Vokrri është një ndër njerëzit më të afërt të presidentit aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Djali i legjendës Fadil Vokrri është punësuar së fundmi në FFK, ndërkohë që lajmin e ka bërë të ditur vet Agim Ademi në një prononcim për Insporti.com.Ai ka thënë se shumë shpejt do të bëhet publike edhe pozita e Gramozit në shtëpinë e futbollit kosovar.

“Gramozi është i angazhuar në Federatë. Po e presim organogramin e ri të UEFA-s dhe do të bëhet edhe zyrtarisht publike pozita e Gramoz Vokrrit në Federatë”, ka thënë Agim Ademi të shtunën.

Ademi ka thënë se gjithçka do të jetë publike dhe do të zbulohet nga FFK-ja për media posa të bëhet organogrami.

Agim Ademi që nga 6 korriku i këtij viti e ushtron pozitën e kryetarit të FFK-së, pozitë e trashëguar nga Fadil Vokrri i cili më 9 qershor të këtij viti ndërroi jetë