11:23 / E Hënë, 11 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Djali i Hamëz Jasharit betohet me plis në kokë (Foto)

Bekim Jashari edhe zyrtarisht ka marrë detyrën e kryetarit të Skënderajt. Djali i heroit të kombit Hamëz Jashari për katër vjet do ta udhëheq këtë komunë të Drenicës, e cila që nga paslufta është drejtuar nga partia Demokratike e Kosovës.

Pas dhënies së betimit kryetarit Jashari iu dhurua plisi i bardhë, simbol tradicional kombëtar.

Në ceremoninë e betimit prezent ishte edhe motra e tij Besarta Jashari e vetmja e mbijetuar gjatë betejës së 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 ku ranë heroikisht Adem dhe Hamëz Jashari dhe 20 anëtarë të kësaj familje legjendare.