22:59 / E Enjte, 23 Maj 2024 / L K

Djali i heroit Afrim Bunjaku i mundësohet punësimi në ndërmarrjen lokale të Vushtrrisë

Jetlum Bunjaku, djali i heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, është punësuar në Ndërmarrjen Publike Lokale “Përparimi” në Vushtrri.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

“Shumë i gëzuar, që sot mora pjesë në nënshkrimin e kontratës për fillimin e punës në kompaninë lokale “NPL PËRPARIMI”, të Jetlum Bunjakut, djalit të heroit të Kosovës Afrim Bunjaku.

“Jetlum paç suksese, e punë të mbarë”, ka shkruar Idrizi në faqen e tij në Facebook.