20:14 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Djali i Hysni Gucatit kandidat i PDK-së për deputet

Djali, Musli Gucati, i kreut të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Gucati do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai në listën e PDK-së renditet i 82-ti.

Kujtojmë se Hysni Gucati gjendet në paraburgim në Hagë.

Lexo edhe: Këta janë 110 kandidatët e PDK-së për deputetë