19:31 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Djali i ish ministrit të FSK-së, nga Superliga e Kosovës në Bundesligë

Futbollisti i talentuar i Flamurtarit, Endrit Demolli, ka kaluar me sukses provat tek skuadra U-19 e Bundesligës 2, VFL Bouchum. Këtë e ka bërë të ditur babi i tij, ish-ministri i FSK-së, Haki Demolli.

Demolli ka njoftuar përmes llogarisë së tij personale në Facebook se biri i tij Endriti është vlerësuar pozitivisht nga trajneri Dimitrios Grammozis, i cili dikur i ka udhëhequr klubet e Bundesligës, si Hamburg dhe Koln.

“Gjatë kësaj jave Endriti ishte në sprovë te VFL Bochumi (U-19), klub ky që garon në Bundesligë. Performanca e Endritit gjatë kësaj sprove, u vlerësua pozitivisht nga trajneri Dimitrios Grammozis (ish lojtar i klubeve të Bundesligës, si HSV, FC Kelni etj).

“[Ai] i kërkoi Endritit të shkojë për ushtrime dhe sprovë në FC Bochum edhe gjatë muajit janar të vitit 2019, kur do të luajë në një ndeshje miqësore. Sprova e tij u realizua falë ndërmjetësimit të dy menaxherëve të njohur të futbollit, dhe atë të Fatmir Vatës (ish lojtar i Bundesligës dhe kombëtares shqiptare) dhe Fehmi Kongjelit, të cilëve ju jemi mirënjohës dhe falënderues për të gjithë punën, angazhimin dhe përkrahjen e bërë”, shkroi Demolli në Facebook. /IndeksOnline/