75 Mall Live Search
13:06 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Djali i këngëtares po e zbukuron Zelandën e Re

Vesa Luma me familjen e saj bashkëshortin Big Basta dhe djalin Lianin ka kohë që është shpërngulur për të jetuar në Zelandën e Re.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, në ‘Instagramin’ e saj personal, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, ka publikuar fotografi nga natyra e bukur e Zelandës, ku vërehet një pastërti dhe kujdes për ambientin.

E këtë mrekulli këngëtarja po e shijon në maksimum, ndërsa pamjet e bukura nga Zelanda e Re zbukurohen edhe më shumë kur në fotografi shfaqet djali i këngëtares, i ëmbli Lian./Indeksonline/.