10:14 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas shumë kohësh, Vesa Luma rikthehet me këtë risi në jetën e saj!

Këngëtarja e shumë hiteve, Vesa Luma ka vendosur që pas shumë kohësh tu rikthehet aktiviteteve të saj.

Së fundi, ajo ka publikuar një imazh në llogarinë  e saj në “Instagram” ku shihet në një studio, kurse përmes një shkrimi prezanton se do filloi me një emision të ri.

“Jam e lumtur qe gjate kohes qe do te qendroj ne Prishtine, do te rifilloj programin qe me ka dhene nje energji teper te mire #GlamGold, cdo te shtune dhe te diele nga ora 12:00 deri ne oren 13:00. Falemderit nga zemra @glamradio qe ma besuan ëeekendin per te qene ma afer me ju, me hitet me te njohura nder vite..jom shume exited qe me ne fund do te komunikojme bashke” kishte shkruar Vesa.

Ndryshe, ajo së bashku me bashkëshortin, Big Basta u zhvendosën për të jetuar në Zelandën e Re./Indeksonline/