16:35 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Djali i Maradonës: Barcelona duhet të pensionojë numrin 10’të në fanellën e tyre

Diego Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare javën e kaluar, pasi nuk arriti t’i bënte ballë një sulmi në zemër.

Ai u nda nga jeta duke lënë prapa vetit një krijmtari të madhe në botën e futbollit, shkruan IndeksOnline

Maradona ishte një legjendë e vërtetë e Aregjntinës, por edhe i skuadrave të tij se ku ka luajtuar.

Për vdekjen e Maradonës, ka folur edhe djali i tij, Diego Sinagra i cili tha se numri 10’të në skuadrat ku ka luajtur babi i tij, duhet të pensionohet madje edhe Barcelona duhet ta bëjë atë

“Akoma nuk mund ta pranojë se ai është larguar. Nuk mundem. Ai ka pasur edhe shumë vite të jetojë me familjen e tij. Ai ndërroi jetë shumë i ri”, ka deklaruar i biri i Maradonës.

“Mendoj se numri 10 duhet të pensionohet në gjithë skuadrat ku ka luajtur. Po, duke përfshirë edhe Barcelonën. Aty nuk ka dyshime”.

Maradona ka nisur karrierën tek Argentinos Juniors, dhe ka luajtur edhe për skuadra si Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilla dhe Newell’s Old Boys.