14:45 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Djali i Schumaher mposht Vettelin në “Race of Champions”

Në pistën e Meksiko City është zhvilluar “Race of Champions, garë në të cilen merr pjesë edhe Mick Schumacher, i cili sapo ka firmosur kontratë me akademinë e Ferrarit.

Djali i 7-herë kampionit të botës Michael Schumacher të shtunën arriti të renditet në vend të dytë, ndërsa ditën e diel ka patur luksin të rrëmbejë vendin e parë dhe të mundë pilotin e parë të kokëkuqes, Sebastian Vettel-in, i cili u rendit i dyti.

19-vjeçari i fitoi të gjitha duelet e tij individuale në raundin paraprak, ndërsa në çerekfinale e eliminoi Estaban Gutierrez, ish-pilot i F1.

Kjo është hera e parë që Vettel nuk ia ka dalë të fitojë titullin e parë në këtë event. Gara individuale u fitua nga meksikani Benito Guerra, i cili mundi në finale francezin Loic Duva. Vettel e ka fituar këtë garë që nga viti 2007 deri ën vitin 2012, së bashku me Michael Schumacher. Ndërsa në vitin 2017 siguroi një tjetër titullar me garën në skuadër. /IndeksOnline/