14:33 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Djali i Thaçit, Endriti i kundërpërgjigjet ashpër Albin Kurtit

Endriti, djali i presidentit të Republikës, Hashim Thaçit, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, pasi ky i fundit deklaroi se “ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit, Milicën”.

Përmes një story në Instagram, Endriti ia ka përcjellë një mesazh liderit të LVV-së, transmeton Indeksonline

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem… Ajo duhet ta ketë çështjen primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez… e gjetiu. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptojë gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar ai.