21:28 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Djali i vogël po lufton për jetën pasi u hodh në një lum nga një person

Një djalë i vogël po lufton për jetën e tij në spital pasi u hodh në një lumë nga një urë. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person, i njëjti akuzohet për vrasje në tentativë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Rasti ka ndodhur në Mançester të Madh. Në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë zjarrëfikësit, ambulanca dhe automjete policie.

Fëmija u shpëtua nga zjarrfikësit me mbështetjen e një helikopteri të policisë, pasi u gjet në lumin Irëell, në Radcliffe.

Fëmija është dërguar në spital dhe gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. /Indeksonline/