20:39 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019

Djali që ka trashëguar emrin e ish-Presidentit të ShBA-së, Klinton Bajgora nga Podujeva

Familja Bajgora nga komuna e Podujevës vazhdon të mbajë në shtëpi kalendarin e vitit 2008 vetëm pse në të gjendet fotografia e ish-Presidentit ShBA-së, Bill Clinton.

Kjo nuk është e tëra. Kryefamiljari Hasan Bajgora e pagëzoi djalin e tij me emrin e politikanit demokrat.

“Bill Clinton kur e ka dhënë fjalimin që Beogradi e i ka qu mesazh që nëse myten qata njerëz aty unë kam me ta bombardu Beogradin për sa të kam mundësi e me t’ja lshu bombat. Neve na ka shpëtue”, tha Bajgora.

Por krenar që mban këtë emër është edhe vetë Clinton-i, tani 15 vjeçar.

“Jam shumë i lumtur për emrin se na ka ndihmu gjatë luftës, një njeri kaq i madh”, thotë 15 vjeçari.

Madje ai thotë se ka raste kur duhet të prezantohet disa herë, pasi njerëzit ndjejnë çudi për emrin.