14:33 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Djaloshi kosovar që po rritet te skuadra e madhe gjermane (Foto)

Skuadra e famshme gjermane, Borusia Monchengladbach po e rritë një talent kosovar. Bëhet fjalë për djaloshin nga Gurrakoci i Istogut, Durim Osmanaj.

Ani pse i ri në moshë, Durimi llogaritet nga talentët më premtues të kësaj skuadre duke luajtur në pozicionin e mesfushorit.

Shpejtësia dhe teknika është arma më e fortë e tij.

Durimi dëshiron që në të ardhmen të luaj për Kosovën ani pse është i lindur dhe rritur në Gjermani./Indeksonline/

Temat: