22:26 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Djaloshi kosovar që pritet ta zëvëndësoi te Ajaxi senzacionin botëror

Talenti i Bayern Munchen, Meritan Shabani po shihet si zëvëndësuesi më i mundshëm i senzacionit holandez, Frenkie De Jong te Ajaxi.

Gjiganti holandez është në bisedime me shumë skuadra të mëdha evropiane për De Jong dhe largimi i tij është i pashmangshëm.

Ajax e sheh kosovarin si zëvëndësuesin ideal dhe për këtë ka bërë kontaktet e para me Bayernin. BILD shkruan se Ajax e ka përcjellur që një kohë kosovarin.

Aktualisht, Shabani është ende në rrethin e profesionistëve të Bayernit në kampin e stërvitjeve të dimrit në Doha të Katarit. /Indeksonline/