16:47 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Djathi ka varësi njejtë sa drogat e rënda, thonë shkencëtarët

Djathi përmban një kimikat që gjindet edhe në drogat varëse , thonë gjetjet e fundit të shkencëtarëve.

Skuadra që qëndron pas studimit ka vlerësuar se pse disa ushqime janë më shumë varëse se disa tjera.

Duke përdorur shkallën e varësisë ushqimore Yale, e projektuar për të matur varësinë e një personi, shkencëtarët zbuluan se djathi është veçanërisht i fuqishëm, sepse përmban kazeinë.

Substanca, e cila është e pranishme në të gjitha produktet e qumështit, mund të tërheqë receptorët opioid të trurit të lidhura me varësinë.

Autorët gjithashtu zbuluan se ushqimet e përpunuara ishin më të shoqëruara me sjellje varësie, ku ushqimet me yndyrë ishin më të vështirat.

Përveç kësaj, ata gjetën se ushqimet më të ranguara në shkallën e varësisë ishin ato që përmbajnë djathë.

Për të bërë gjetjet e tyre, hulumtuesit kërkuan 120 studentë që të përgjigjen në shkallën e varësisë nga ushqimi Yale dhe iu kërkua të zgjedhin midis 35 ushqimeve me vlera ushqyese të ndryshme, raporton TechTimes.

Një pjesë e dytë në studim përfshinë 384 njerëz që u prezantuan me të njëjtat sende ushqimi, por në një mënyrë lineare hierarkike. /IndeksOnline/

Temat: