75 Mall Live Search
11:02 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dje i ekzekutuan babanë, burgjet i japin leje Samuel Ndokës të shkojë në varrim

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i jep leje Samuel Ndokës të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, i vrarë një ditë më parë, Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

Burime për ReportTv nga burgjet bënë me dije se leja është miratuar konfrom rregullave dhe do të shoqërohet i riu me masa të rrepta sigurie dhe pas ceremonisë për varrosjen e të atit do të rikthehet sërish në qeli. Po ashtu sqaruan burimet është njoftuar dhe policia e shtetit për të rritur masat e sigurisë në zonë.

Samuel Ndoka është prangosur dy muaj më parë nga Policia e Tiranës me akuzën e armëmbajtjes dhe qëndron me masë sigurie arrest me burg deri në përfundim të hetimeve.

Një ditë më parë në lagjen “Nënë Tereza” u ekzekutua në një atentat mafioz vëllai ish-deputetit Ndoka, teksa ishte duke u kthyer me automjetin me targë AA 382 SE në banesën e tij.

Temat: