08:34 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

Dje në Preshevë, avionët luftarakë serb sot në një pjesë tjetër!

Gjatë ditës së djeshme shumë banorë të Preshevës u alarmuan nga prania e avionëve luftarakë të Serbisë, të cilët zgjodhën që të fluturonin mbi këtë zonë kufitare me Kosovën.

Ndryshe pas kësaj ishte pikërisht KFOR, Forca në Kosovë e Organizatës së Traktatit të Atlantikut verior (NATO) që reagoj duke thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë kërcënim nga Serbia duke shtuar se avionët ushtarakë serbë bënë manovra.

Më tutje është qartësuar se autoritetet ushtarake serbe kanë deklaruar se kanë qenë duke bërë një ushtrime për manovrat taktike ‘Sadajestvo 2018’ të planifikuara për sot.

Mediat serbe ndërkaq sot kanë bërë të ditur se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë sot në Ditën e Zyrtarëve të Lartë në stërvitjet ‘Sadajestvo 2018’, shkruan Indeksonline.

Ushtrimet në fjalë njoftohet të mbahen në mesditë, në një fushë livadhe të njohur si ‘Pasuljanske’.

KFOR dje gjithashtu ka thënë se është duke ndërmarrë kontrolle të duhura përkitazi me rastin.

“KFOR është duke e monitoruar situatën dhe fton popullatën të jetë e qetë, sepse nuk ka kërcënime. Autoritete ushtarake serbe kanë deklaruar se kanë qenë duke bërë një ushtrim për manovrat taktike ‘Sadajestvo 2108’ të planifikuar për nesër”, thuhej tutje në njoftim.

Avionët luftarakë u panë mbi kokat e shqiptarëve në Preshevë një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriq nga autoritetet kosovare./Indeksonline/