07:47 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dje vdiqën dy persona nga Peja, të infektuar me koronavirus

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në komunën e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Petrit Loci, i cili tha se këto raste e çuan në 8 numrin e viktimave nga ky virus.

“Në 24 orët e fundit kemi dy pacientë të cilët kanë humbur jetën dhe kjo ka rritur numrin e të vdekurve në 8 persona”, tha Loci të martën mbrëma për Televizionin Publik.

Sidoqoftë, ditëve të fundit Loci tha se po vërehet që qytetarët kanë filluar të respektojnë më shumë masat anti Covid-19.

Aktualisht, drejtori i Shëndetësisë në Pejë bëri të ditur se janë 146 raste aktive në këtë komunë.