19:19 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Djegia e pyjeve në Vushtrri nervozon Xhafer Tahirin: Keqbërës, boll ma!

Me gjithë apelet dhe kërcënimet, po vazhdon përhapja e zjarreve në vendin tonë.

Edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi të bërë në Facebook, ka reaguar ndaj djegies së pyllit në zonat Skoqen e Gumnishtë, të cilin e quan krim të rënduar, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ky është krim

Ndezja me qëllim e pyllit në disa zona si Skoqen e Gumnishtë është krim i rëndë! Tani kur krejt kapacitetet i kemi fokusuar tek luftimi i pandemisë Coronavirus, ka njerëz të pandergjegjshëm e lirisht mund të themi kriminiel ordiener që ndezin me qëllim pyllin. Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në terren, por ndërhyrja në disa zona është e pamundur fizikisht me mjetet që zjarrefikesit i kan në dispozicion. Helikopter ? nuk kemi.
Ju lutem, ju qe keni njohuri per keta keqberes, lajmeroni organet e rendit. Boll ma!