16:11 / E Diele, 12 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Djegiet e pësuara gjatë ditës shërohen më shpejtë se ato të mbrëmjes

Lëndimet që pësohen gjatë ditës shërohen më shpejtë sesa ato që pësohen në mbrëmje.

Sipas një hulumtimi të ri, një djegie të pësuar gjatë natës i duhen së paku 28 ditë për t’u shëruar, por vetëm 17 ditë nëse ajo ndodh gjatë ditës.

Ekipi hulumtues nga Laboratori për Biologji Molekulare MRC në Britani të Madhe thotë se kanë studiuar 118 raste të djegies.

Efekti u shpjegua me “orën trupore” në ciklin 24 orësh. Në të u tregua 11 ditë diferencë mes shërimit të plagëve të pësuara natën dhe atyre të pësuara ditën. Ky laborator shpjegoi se qelizat e lëkurës ndryshojnë brenda 24 orëve. Qelizat e lëkurës janë të prirura që të reagojnë dhe “të afrohen në pjesën e lënduar”, por e humbin këtë veçori natën, transmeton Albinfo.ch.

“Është sikur gara për 100 metërsh. Sprinteri ulet dhe është gati për t’u nisur. Ai gjithmonë do të fitojë ndaj atij që ka start të ngadalshëm”, ka shpjeguar Dr John O’Neill, një nga hulumtuesit, për BBC.