11:18 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Djemtë kosovarë ia thurin këngës me çifteli në përkrahje të Kombëtares së Kosovës

Edhe përkundër disfatës me Anglinë, Kosova ka marr mbështetje të madhe nga tifozët dhe shqiptarët në mbarë botën.

Ndeshja kundër Anglisë u konsiderua si një lojë historike dhe djemtë e kombëtares dhuruan momente emocionuese duke luftuar deri në minutat e fundit, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës së djeshme është festuar në mënyra të ndryshme, duke ia thënë këngës e valles në pothuajse çdo vend ku kishte shqiptarë.

Edhe në një video të publikuar nga këngëtari Valon Biba shihet së bashku me miqtë e tij në makinë teksa këndojnë nën tingujt e çiftelisë këngën popullore ‘Ministrit në Londër’.

Ndryshe, ndeshja Anglisë-Kosovë përfundoj me rezultat 5-3 në favor të anglezëve./Indeksonline/