18:01 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Djemtë që punojnë shumë ka më shumë gjasa që të mbesin pa flok

Shumica prej nesh dëshirojnë të punojnë shumë për të fituar para që të jemi të pavaruar mirëpo sipas shkenctarve rezulton që shumë gjëra janë të lidhura mes vete.

Sipas tyre rënja e flokëve lidhet edhe me sasinë e orëve që punojnë.

Për të konfirmuar këtë teori, studiuesit e Koresë së Jugut shikuan 13,391 meshkuj, midis 20 dhe 59 vjeç. Pjesëmarrësit u ndanë në 3 grupe, ata që punuan 40, 40–52, dhe më shumë se 52 orë në javë.

Në fillim, asnjëri prej tyre nuk raportoi se vuante nga humbja e flokëve.

Pas 4 vitesh studimi, shkencëtarët zbuluan se orët më të gjata të punës lidheshin dukshëm me zhvillimin e alopecisë . Gjithashtu u zbulua se forca e kësaj lidhje u rrit proporcionalisht me numrin e orëve të punës./Indeksonline/.