75 Mall Live Search
15:51 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Djemtë tanë na bëjnë krenarë, fitore dhe kualifikim më tutje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur sukses historik, duke u kualifikuar në rrethin elitar për kualifikimet e Evropianit 2019.

Djemtë tanë kanë mposhtur bashkëmoshatarët e Qipros me rezultat 1-0, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Milot Avdyli në minutën e 63-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Kosova siguron pozitën e parë në grupin 5 me gjashtë pikë, një më shumë se Skocia dhe dy më shumë se Zvicra. Qipro është në pozitën e fundit me vetëm një pikë. /IndeksOnline/

Temat: