18:40 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Djemtë tanë po na bëjnë krenarë, Arbër Zeneli sapo bëri diçka të bukur në Francë

Arbër Zeneli ka filluar të bëhet protagonist me skuadrën e re në Ligue 1 të Francës.

Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018 ka dhuruar një asist në ndeshjen që skuadra e tij Reims po e zhvillon kundër Rennes.

Topin e dhuruar nga Zeneli e shtyu në gol Oudin në minutën e 68-të.

Kujtojmë se Arbëri në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 68-të. /IndeksOnline/