08:36 / E Shtunë, 28 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Djibril Cisse dëshiron të rikthehet në futboll në moshën 41-vjeçare

Ish-sulmuesi Djibril Cisse kërkon mundësinë që të rikthehet për të luajtur në ligën franceze për të arritur shifrën e 100 golave ​​atje.“Unë jam përpjekur të rikthehem për dy vjet, sepse jam sulmues goli.

Jam vetëm katër gola larg nga arritja e 100 golave në ligën franceze. Nëse dikush do të më ofronte mundësinë për të luajtur, do ta bëja falas”, tha ai.

Cisse, 41 vjeç, i cili u largua nga futbolli në vitin 2021, ka një karrierë ndër të tjera në Auxerre, Liverpool, Lazio, Marseille. Lojtari ka 96 gola në kampionatin francez.