18:53 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Djokovic të përballet me Cilic në çerekfinalen e Paris Masters

Novak Djokovic e ka arritur çerekfinalen e Paris Masters pasi boshnjaku, Damir Dzumhur u tërhoq pas lëndimit në shpinë.

Tenisti serb, 31-vjeçar, i cili do të kalojë në vendin e parë në ranglistë të hënën, ishte në avantazh, 6-1, 2-1, kur Dzumhur e përfundoi ndeshjen.

Kampioni i US Open dhe Wimbledon tani do të përballet me Marin Cilic pasi kroati mposhti bullgarin, Grigor Dimitrov, transmeton IndeksOnline.

Cilic regjistroi fitore të lehtë ndaj Dimitrov me rezultat, 7-6, 7-5, 6-4.

Dimitrov, që triumfoi në ATP vitin e kaluar, do ta përfundojë vitin në vendin e 19-të në ranglistë.

Djokovic është në një ecuri të 19 fitoreve rresht, por ishte mposhtur nga Cilic finalen e Queen këtë vit./IndeksOnline/