14:17 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

DnV: 10.7 % votuan deri në orën 12:00

Në konferencën e dytë për media, Veton Muja nga DnV ka thëne se po vazhdojnë monitorimin e zgjedhje.

Muja tha se Deri në ora 12:00 kanë votuar mbi 10.7 përqind, që është një shifër më e vogël se hera e kaluar.

Ndërsa sa i përket parregullsive ato që janë identifikuar është një nder to për ta gjetur emrin në lista, ankesat janë diku në 106 vendvotime të Kosovës.

Çështje tjetër është fotografimi i votës, në 27 vendvotime në të gjithë Kosovën dhe kjo llogaritet si votë e korruptuar.

Asistimi i votuesve në më shume se njëherë në 19 vendvotime.

Rasti i votimit jashtë kabinave është edhe kjo një parregullsi e këtyre zgjedhjeve.