DnV analizon 5 ditët e para të fushatës: Dominim i liderëve dhe përdorim i fëmijëve në fushatë
Demokracia në Veprim ka prezantuar analizën për pesë ditët e para të fushatës zgjedhore.
Sipas kësaj analize, këto ditë janë karakterizuar me dominim të liderëve, përdorim të fëmijëve në fushatë dhe pa përballje midis kandidatëve dhe ofertave politike
Violeta Haxholli nga DNV la vlerësuar se për dallim nga zgjedhjet e dhjetorit 2025, subjektet politike kanë rifreskuar listat e tyre të kandidatëve, në disa raste edhe deri 50%, por pjesëmarrja e grave në lista ka mbetur relativisht e njëjtë.
Ajo ka treguar se numri më i madh i kandidatëve vije nga komunat me peshë më të madhe elektorale. Kështu, Prizreni prin me numrin më të madh të kandidatëve në nivel vendi me gjithsej 157 kandidatë, pasuar nga Prishtina me 153, Ferizaj me 77, Peja 68 dhe Fushë Kosova me 55 kandidatë.
Sipas saj, oferta programore e subjekteve politike në këto zgjedhje mund të vlerësohet si riciklim i ofertës së kaluar, por i ambalazhuar në formë të zotimeve, kryesisht të orientuara në fushën e energjisë, pagave, skemave sociale, zhvillimit të infrastrukturës dhe teknologjisë.

