11:30 / E Enjte, 24 Gusht 2023 / AR

Do dalin prova të reja, aktori Alec Baldwin sërish në telashe

Alec Baldwin ka pësuar humbje në gjykatë. Avokatët e aktorit ishin përpjekur të bllokonin një çështje të ngritur nga tre anëtarë të ekuipazhit të filmit Rust , por një gjykatës në shtetin e New Mexico vendosi të mërkurën se çështja mund të vazhdojë.

Anëtarët e ekuipazhit ngritën një padi kundër Baldwin në shkurt. Ata thonë se ishin të traumatizuar nga incidenti në të cilin kameramanja Halyna Hutchins vdiq në xhirimet e filmit, transmeton Indeksonline.

Anëtarët e ekuipazhit deklaruan se Baldwin ishte neglizhues si producent i filmit. Kjo neglizhencë do të kishte çuar përfundimisht në vdekjen e kameramanit.

 Avokatët e Baldwin të shqetësuar se çështja civile mund të nxjerrë në dritë prova të reja që mund të përdoren kundër aktorit. Në prill u njoftua se Baldwin nuk do të ndiqej më penalisht, por prokurorët tani po mendojnë të fillojnë një çështje të re për raportin e ri mjeko-ligjor. Nuk është ende e qartë se kur do të merret një vendim për këtë./Indeksonline/