75 Mall Live Search
08:26 / E Martë, 24 Mars 2026 / G T

“Do jap gjithçka për t’u rikthyer”, Medon Berisha i mërzitur me lëndimin e ri: Jam i shkatërruar!

Mesfushori i Lecce-s, Medon Berisha, do të mungojë për një periudhë të gjatë pas një dëmtimi të ri, që pritet ta lërë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.

Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari përmes një mesazhi emocional, ku ai shpreh zhgënjimin dhe dhimbjen për këtë situatë të vështirë, shkruan Indeksonline

“Një moment shumë i vështirë. Fatkeqësisht, një tjetër dëmtim më detyron të ndalem tani. Më dhemb që nuk mund të jem në fushë dhe të ndihmoj ekipin në një fazë kaq të rëndësishme të sezonit.

“Jam vërtet i shkatërruar dhe e kam të vështirë të gjej fjalët për të përshkruar si ndihem. Më vjen keq që nuk mund të jem me shokët e ekipit duke luftuar për objektivat tona.

“Do të jap gjithçka për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur”, ka shkruar lojtari shqiptar në rrjetet sociale

22-vjeçari ishte duke kaluar sezon fantastik në Serie A. Ku në 13 ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asisite./Indeksonline/